Paketa antishpifje, Çipa: Prioritet t'i jepet vetërregullimit

Unioni i Gazetarëve përshëndeti kthimin që Presidenti Meta i bëri paketës antishpifje. Kreu i Unionit, Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se prioritet duhet t'i jepet vetërregullimit.

Sipas tij rregullimi duhet të jetë gjithmonë në përputhje me ndërgjegjen reale të  komunitetit profesionist të gazetarëve dhe inkurajimin e atyre mekanizmave vetërregulluese.

Aleksandër Çipa: Ne nuk jemi për rregullimin, por jemi për prioritet ti jepet vetërregullimit. Nga ana tjetër rregullimi të jetë gjithmonë në përputhje me ndërgjegjen reale të  komunitetit profesionist të gazetarëve dhe inkurajimin e atyre mekanizmave vetërregulluese, të cilat e ekspozojnë qëndrimin profesional të komunitetit tonë. Deri tani kjo gjë nuk është bërë. Mendoj që në kushtet kur rregullimi prevalon aktet dhe nismat vetërregulluese, këto antribute nuk mund ti delegohen një enti  publik siç është AMA. Në rastin konkrete AMA merr atribute të mëdha. Në shumë prej neneve që bien në përputhshmëri me artikulimet tona.

Sipas Çipës, Presidenti argumentoi juridikisht se ku qëndrojnë rreziqet që shkaktohen nga kjo paketë.

Aleksandër Çipa: Presidenti i Republikës, në pikëpamjen juridike e ka argumentuar se ku qëndrojnë deviacionet që shkaktohen prej kalimit të një pakete të tillë antishpifje dhe rreziqet që ofrohen për shkak të kontributeve që i jepen AMA dhe AKEP-it për ti shndërruar ato në modelet e agjencisë së censurës dhe inkurajues të vetë censurës. Nga ana tjetër ne ndajmë të njëjtin arsyetim kur bëhet fjalë edhe për kërcënimin e lirisë së shprehjes dhe rreziqet apo kontestimet që i bëhen legjislacionit kushtetues në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Shqipëri.

EMISIONET