Pak para vdekjes, 87-vjeçari befason fqinjët me surprizën

Një familje u befasua kur zbuloi se fqinji i tyre i moshuar para se të vdiste i kishte lënë vajzës së tyre 2-vjeçare dhurata Krishtlindjesh për 14 vite.

Ken Watson, i cili vdiq në moshën 87-vjeçare, jetoi afër familjes së Owen dhe Caroline Williams në Barry, Vale of Glamorgan dhe ishte mjaft të lidhur me vajzën e tyre Cadi.

Ai u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës dhe vajza e Ken trokiti në derën e Williams për t'i ofruar dhuratat që i kishte lënë babai.

"Vajza e fqinjit tim, Jenny erdhi dhe trokiti në derën time. Kishte një qese të madhe plastike. Ishte një thes i madh me dhurata për Cadin për 14 vitet e ardhshme,"-tha Oëen. "Ishte një ndjenjë e këndshme. Ai ishte shumë i dashur për Cadin dhe i la nga një dhuratë Krishtlindjesh çdo vit."

Ken la dhurata për vogëlushen në mënyrë që Cadi të merrte dhurata nga ai çdo vit derisa të bëhej 16 vjeç.

 


EMISIONET