Stresi dhe Ledri Vula  kanë qenë dikur miq të mirë, por marrëdhëniet e tyre u ftohën pasi reperi nga Kosova u largua nga grupi Babastars.

Por duket se gjithcka ka mbetur në të kaluarën dhe janë miq të mirë. Stresi publikoi një fotografi me Ledrin, të cilin e takoi në prapaskenën e një klubi në Vlorë.

“Ngjiren mas vetit tranojna kejt qytetin, the big”, shkruajti Stresi.

Të gjithë fansat u lumturuan që marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar. Në raste të tilla, rikthehen bashkëpunimet muzikore. Madje kohët e fundit, Stresi është rikthyer fuqishëm në treg, prandaj nuk do habiteshim nëse së shpejti do vinin me duet.

/Ora News.tv/