Për ekonomistin Rezart Prifti paga e luftës është një turp, pasi sipas tij bizneset kanë nevojë për likuiditet.

I futar në emisionin Ekopolitikë nga gazetari Besart Kadia në RTV Ora, Prfiti tha gjithashtu se kredia sovrane nuk ka asnjë ndryshim nga kredia normale sepse qeveria nuk e ndan riskun e biznesit.

Marrëveshjen e kredisë sovrane ai e quan marrëveshjen e kredisë së turpshme.

Rezart Prifti: Ç'është kjo pagë luftë? Edhe kur kërkon, kërko likuiditet mos i kërko qeverisë se çfarë ke bërë ti në booking, se është turp. Kërkoji qeverisë gjëra strategjike. Nga një krah flet për strategji, nga një krah i kërkon çingla mingla qeverisë. Do t'i kërkosh strategji. Ne kemi tre gjëra në vështirësi të madhe, na duhet likuiditet. Ajo teoria që garancinë sovrane e paguan interesin qeveria nuk është e vërtetë. Në rast se mua biznesi me falimenton për shkak të mospagimit të asaj kredisë sovrane mua shteti më sekusetron biznesin. Kjo nuk quhet marrëveshje e kredisë sovrane por marrëveshje e kredisë së turpshme. Shteti jonë nuk e ndan riskun me ne. Nga ndryshon kjo lloj kredie sovrane nga kredia nornale? Zero ndryshim, këto duhet të thonë bizneset, këto duhet të thonë industritë.''

/Ora News.tv/