Punonjësit që nuk kanë përfituar nga paketa e dytë e ndihmës, do të mund ta marrin 40 mijë lekëshin edhe nëse nuk është bërë aplikim në Tatime. Ministrja Anila Denaj shprehet se në qershor do të ketë lehtësira të tjera përfitim. Por për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, qeveria ka braktisur biznesin.

Rënia e masave parandaluese ndaj Covid-19 e ka drejtuar vëmendjen e politikës te bizneset.

Prej dy ditësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zbritur në terren ku akuzon qeverinë se ka braktisur punonjësit dhe investitorët.

"Ku ka shkuar paga ime?"

Basha: Më tha ai zotëria që ka paguar 120 milion lekë naftë si tregtar, kur vjen dita që t'ju ndihmojë shteti, në vend që t'ju ndihmojë ju, lekët tuaja ua jep 4-5 vetave tendera dhe koncesione.

Në terren ka zbritur dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj, por edhe Drejtoresha e Tatimeve.

Denaj: Kemi propozuar disa ndryshime proceduriale, të cilat do të tejkalojnë edhe disa vështirësi operacionale.

Delina Ibrahimaj thekson se paketa e dytë do të zbatohet edhe në qershor.

Ibrahimaj: Të gjithë individët që do të kenë përfitues të këtij ndryshimni do të kenë kohë deri në 5 qershor të aplikojnë njësoj siç ka qenë procedura e aplikimit për paketën e dytë. Pas datës 5 qershor, nëse binzeset nuk do të aplikojnë, ne pagën e luftës do t'ua kalojmë automatikisht të gjithë individëve që duhet të përfitojnë nga paga e luftës.

Paketa e dytë ekonomike e hartuar nga qeveria, kishte në fokus ndihmën e 176 mijë personave, kryesisht të bizneseve të mesme dhe të mëdha.

/Ora News.tv/