Paditi Ramën, Gjykata e Beratit rrëzon LSI

Paditi Ramën, Gjykata e Beratit rrëzon LSI

Gjykata e Beratit rrëzon kërkesën e LSI-së për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë.

Prokuroria ndërpreu hetimet, pas ndjesës që kërkoi kryeministri.

Fillimisht LSI ankimoi vendimin e prokurorisë së Përgjithshme në Gjykatën e Lartë por kjo e fundit i kaloi çështjen gjykatës së Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në Kuçovë.

Gjykimi në Gjykatë e Beratit nisi më 12 maj dhe sot po kjo gjykatë rrëzoi padinë e LSI.

Në një prononcim për median ish ministri i Drejtësisë, Ylli  Manjani u shpreh: "Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri"

EMISIONET