RTV Ora ka siguruar pamjet e dorëzimit në Prokurorinë e Tiranës të dosjes, ku kreu i shtetit, Ilir Meta padit kreun e KED, Ardian Dvorani.

Padinë kreu i shtetit e dorëzoi në tre prokurori, të Përgjithshëm, të Krimeve të Rënda dhe organin e akuzës së Tiranës.

Në dokument, Meta thotë se  Dvorani ka kryer veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

Në kallëzimin e presidentit saktësohet se veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë.

/Ora News.tv/