Padia e Ramës, reagon Haradinaj: Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë

Padia e Ramës, reagon Haradinaj: Kosova ka njerëz që i dalin zot

Kryeministri në largim i Kosovës ka reaguar pas lajmit për padinë që i ka bërë kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se padia është plotësisht e pabazuar.

Reagimi i Haradinajt

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

EMISIONET