Rrëzimin e qeverisë së Kosovës nuk e ka mirëpritur ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack.

Ajo e ka cilësuar të pafalshëm veprimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Pack tha se është e pafalshme që LDK iu bashkua lojës perfiduese të Hashim Thaçit dhe Richard Grenell.

Postimi i plotë

“Në mes të krizës së koronavirusit Kosova bie në kaos. Se udhëheqësit e LDK-së i bashkohen lojës perfiduee të Thaçit e Grenellit, është e pafalshme”.

Kuvendi i Kosovës më 25 mars me shumicë votash miratoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Mocioni u paraqit me iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.




/Ora News.tv/