Mbyllet pavioni i Ortopedisë në spitalin e Lezhës pasi një paciente ka dalë pozitive në testin për koronavirusin.

Mësohet se pacientja kishte një histori udhëtimi në Itali, por ua kishte mbajtur të fshehtë mjekëve.

Pacientja është konfirmuar me COVID 19 vetëm pasi ka shfaqur simptoma.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur në karantinë pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar.

Deri të mërkurën, në Lezhë janë konfirmuar katër persona të infektuar, 1 qytetar, dy infermiere dhe një sanitare.



/Ora News.tv/