OSBE/ODIHR: Dekreti i Metës për zgjedhjet më 13 tetor, detyrim, S'u publikua në Fletore Zyrtare
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it i rrjedhur në media përpara prezantimit zyrtar të datës 5 shtator rithekson ashtu si në raportin paraprak se zgjedhjet më 30 qershor u zhvilluan pa marrë parasysh interesin e elektoratit.
Sipas ODIHR, klima e polarizuar politike, i la votuesit pa zgjedhje kuptimplotë politike. Në këtë situatë, misioni përmend faktin që Presidenti anuloi dekretin për zgjedhje më 30 qershor duke dekretuar 13 tetorin. Por ky dekret i dytë nuk u botua në fletoren zyrtare.
"Ndryshe nga dekreti i 10 qershorit, dekreti i presidentit i datës 27 qershor nuk u publikua në Fletoren Zyrtare edhe pse publikimi i akteve të nxjerra nga presidenti është e detyrueshme me ligj." thuhet në raport.
Më tej vijohet duke u shprehur se pikërisht kjo situate minoi besimin e publikut ne legjitimitetin e zgjedhjeve
Më 10 qershor, Presidenti Meta nxori një dekret anulimin e zgjedhjeve duke përmendur shqetësime për sigurinë publike dhe përgjegjësinë e tij kushtetuese për të mbrojnë pluralizmin. Parlamenti e shpalli të pavlefshëm dekretin dhe filloi një procedurë hetimi për ta hequr. Presidenti nga detyra. Atmosfera e pasigurisë ligjore dhe qëndrueshmërisë midis institucioneve kryesore minuan besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve."
Mosmarreveshjet politike penguan zbatimin e rekomandimeve.
"Kuadri ligjor mund të sigurojë një bazë të shëndoshë për zgjedhjet demokratike, nëse zbatohet në mënyrë të paanshme dhe me vullnet të mirëfilltë politik. Mungesa e marrëveshjes politike që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, penguan përparimin në reformën zgjedhore, duke lënë të paadresuara rekomandimet kryesore të ODIHR-it, përfshirë ato që ka të bëjnë me de-politizimin e administratës zgjedhore, transparencen e financimit të fushatës" vijon raporti.
Kritika KQZ
"KQZ ishte qartësisht gjithëpërfshirëse në qasjen e saj për regjistrimin e kandidatëve, gjë që rriti numrin e garuesve. Sidoqoftë, KQZ e interpretoi ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe në një shtrirje të gjerë, duke ulur sigurinë juridike. Në total, 97 kandidatë për kryetarë dhe 544 lista kandidatësh për lokalë këshillat u regjistruan në 61 komuna. Sidoqoftë, votuesit nuk kishin alternativa zgjedhjeve nga partitë kryesore të opozitës që abstenuan.