OSBE shpreson për një protestë paqësore dhe demokratike

OSBE shpreson për një protestë paqësore dhe demokratike

Një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare  të OSBE-së, i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. 

Zyrtarët e lartë kanë zhvilluar takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend. 

Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

EMISIONET