Ora News siguron videon, momenti kur Alvini mbërrin në Liban

Ora News siguron videon, momenti kur Alvini mbërrin në Liban

Ora News ka mundur të sigurojë videon e momentit të takimit të vogëlushit Alvin Berisha me Presidentin e Kryqit të Kuq italian, Francesco Rocca dhe  Mezzaluna Rossa Siriana, Khaled Hboubati.

Rocca tha se lirimi i Alvinit është një rezultat pozitiv, por ende duhet punuar shumë për lirimin e fëmijëve të tjerë.

"Rezultati është pozitiv, por është vetëm një pikë lehtësimi në një oqean dhimbje”, thotë Rocca.

Ndërsa Presidenti i Mezaluna Rossa siriane, Khaled Hboubat deklaroi "jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e detyrën tonë për të rivendosur lidhjet familjare. Nuk do kursejmë forcat të përballojmë këtë përgjegjësi sot e në të ardhmen.”

Të dy njëzëri ata i bënë thirrje medias që Alvinit dhe familjes t’i jepet koha dhe hapësira për ta marrë veten nga ky kalvar.

"Vlerësojmë interesin për këtë histori por tani që është në siguri le ta  shërojmë këtë fëmijë e familjen e tij. Në kampet ne Veri të Sirisë jetojnë rreth 100 mijë persona. 68 mijë  janë në Al Hol. 28 mijë fëmijë nga 60 vende të ndryshme."

Burime zyrtare bëjnë me dije se vetëm ditën e nesërme Alvini mbërrin në Romë.

 Ditën e nesërme pritet që në orën 9 ose 9:30 në ambientet e aeroportit Leonardo Da Vinci, në Romë të mbahet një konferencë për shpëtimtin e Alvinit, me praninë e autoriteteve italiane e shqiptare.

EMISIONET