Ora News siguron vendimin: S'i u lirua nga burgu Durim Keçi

Ora News zbardh vendimet e gjykatës së Durrësit që nxorën ngë qelia Durim Keçin, një prej të ashtuquajturve “Të fortët e Shijakut”. Gjykata e Durrësit në një seri vendimesh i ka njohur Keçit njohje dhe konvertim dënimesh në Itali dhe kohën e paraburgimit në vendin tonë, procedura për të cilën ka qenë dakord edhe Prokuroria.  42 vjeçari la qelinë më 22 Janar, duke rikthyer debatin për vendimet e drejtësisë.

Zbardhet arsyetimi i gjykatës së Durrësit që solli lirimin e Durim Keçit nga qelia.  Anulimi i procedurës së ekstradimit, njohja e amnistive dhe faljeve në Itali dhe zbritja e kohës së paraburgimit në Shqipëri, kanë qenë shkak për këtë vendim të gjykatës me të cilin ka qenë dakord edhe prokuroria. 

Gjykata e Durrësit në vendimin e saj deklaron njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykata penale e Gjenovës në 9 vite burgim për Durim Keçin.

Më pas, nga kjo masë dënimi gjykata ka vendosur që shtetasit nga Shijaku t'i zbritet periudha e vuajtur në paraburgim, 25 maj 2002 deri më datë 19 dhjetor 2005, periudhë e cila llogaritet një ditë paraburgim baraz me 1.5 dite burg. 

Po kështu të arrestuarit i është njohur edhe një falje dënimi prej tri vitesh burg nga gjykata italiane.

Avokati i Durim Keçit, Ilia Ilia, në një intervistë për Ora News, sqaron të gjithë procedurën që nxori nga qelia të ashquajturin "I forti i Shijakut" duke theksuar faktin se pala italiane ka hequr dorë nga kërkesat për ekstradim për të gjithë të akuzuarit e dosjes së famshme “Kanun”.

Ilia Ilia: Pala italiane nuk ka sjellë kërkesë për ekstradim por kërkesën për ekstradim e ka revokuar.Ka kërkuar njohjen e atij vendimi dhe ekzekutimin në Shqipëri. Një praktikë kjo që ndodh rëndom me palën italiane në të gjitha rastet, siç ka vepruar edhe në raste të tjera për grupin "Kanun".

Gjykata e Durrësit me date 19 dhjetor vendosi te nxjerrë nga burgu Durim Keçin me argumentin se e ka kryer denimin në Itali për veprat penale qe akuzohet. 

Më 3 janar, vendimi mori formën e prerë dhe në datë 22 janër, Durim Keçi la qelinë për t’iu rikthyer jetës normale por duke rikthyer sërish debatin për vendimet e drejtësisë.

 Lirohet i "forti" i Shijakut, Durim Keçi i shpëton ekstradimit në Itali




EMISIONET