Ora në dy ekrane, një qëllim. RTV Ora dhe RTV Ora News vijnë me risi për shqiptarët

Si në çdo sezon të ri televiziv edhe këtë herë Yldon Media Grup vjen me një ndryshim duke i sjellë shqiptarëve jo një por dy ekrane, ku në njërin do të kemi mundësi të ndjekim programacion të larmishëm dhe në tjetrin do ti qëndrojmë traditës, informimin e shqiptarëve në kohë reale dhe me vërtetësi. RTV Ora dhe RTV Ora News do të kenë në drejtimin e tyre dhe një staf të rinovuar drejtuesish.

Sesioni i ri në Yldon Media Grup do të nisë me risi. Për shikuesit nuk do të ketë më vetëm një televizion informativ. RTV Ora me një numër programacioni cilësor do të nisë udhëtimin e ri prej këtij shtatori.

Ylli Ndroqi: Ora tashmë është një televizion i konsoliduar në tregun mediatik shqiptar. Menduam me gjithë bordin drejtues që televizioni Ora të kthehet në një televizion gjeneralist dhe Channel One të kalojë në një televizion news, që do të thotë Ora dhe Ora News. Më vonë do të kemi një televizon tjetër që do t'u bashkangjitet, Ora Junior.

Sigurisht moto do të mbetet e vërteta.



Ylli Ndroqi: Duke parë rezultatet, ecurinë dhe investimet që unë kam bërë, publikun shqiptar që tashmë e them me bindje të plotë i ka mbetur vetëm një ekran që quhet Ora. Merr një informacion të pancensuruar, është një televizion që nuk i është bërë çadër asnjë partie politike por i ka shërbyer vetëm qytetarëve dhe publikut shqiptar kudo që është ai në Shqipëri dhe jashtë saj.


Stafit do ti bashkohet dhe Brisida Shehaj. Në drejtimin e Programacionit ajo pritet të sjellë risi dhe do ti afrojë  të dyja televizionet edhe më pranë shqiptarëve dhe jo vetëm.

Brisida Shehaj: Ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira duke u treguar realitetin shqiptarëve gjë që në televizionet e tjera sa vjen dhe po mungon edhe më shumë. Nuk jemi televizion opozitar, por televizion i të vërtetës, duhet të mbetemi të tillë.




Beti Njuma prej një viti të sukseshëm në drejtimin e Departamentit të Lajmeve tashmë do të ketë të tjera sfida.

Beti Njuma: Gjeta një staf që punon 24 orë, protestat e studentëve dhe të opozitës treguan se janë njerëz që dinë të punojnë nga mëngjesi deri në darkë.



Për Drejtorin e ri të Informacionit, Brahim Shima, çelësi i suksesit qëndron te stafi.

Brahim Shima: Punojnë me ambicie për të rritur akoma më shumë televizionin.



RTV Ora dhe Ora News ashtu si edhe më parë do ti qëndrojnë besnik të vërtetës dhe zërit të shqiptarëve.

EMISIONET