Nën thirrjet “Rama ik” qytetarë të Vlorës janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në pritje në nisjes së tubimit të tyre.

Ora 20:00 Vlora e pret me protesta, Rama: Çeta haxhiqamiliste gati për antimitingun


Protesta e tyre vjen pak para nisjes së mitingut mbyllës të fushatës elektorale të 30 qershorit,  nga kryeministri Edi Rama.  

Burime i thanë RTV Ora se kryeministri Edi Rama ka shtyrë me 30 minuta nisjen e mitingut dhe për pasojë, të njëjtën gjë kanë bërë edhe opozitarët, të cilët e kanë shtyrë protestën me 30 minuta.

Mitingu i Ramës pritet të nisë në orën 20:00.

Në ruajtjen e rendit dhe sigurisë janë angazhuar dhjetëra forca të Policisë së Shtetit, gjithashtu edhe nga Garda e Republikës.

/Ora News.tv/