PD proteston në Shkodër ku priste Ramën, por kryeministri iku në Vlorë

Ashtu siç ishte lajmëruar, ora 09.30 minuta e të shtunës nxori në protestë qytetarët e Shkodrës dhe përfaqësuesit e opozitës. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër kryeministrit Rama, ata kërkuan largimin e këtij të fundit, duke e akuzuar si shkaktarin kryesor të shtimit të varfërisë në vend dhe thellimit të krizës.

Protesta që ishte menduar se do të përkonte në ditën kur kreu i ekzekutivit do të vizitonte Shkodrën, u “tradhëtua” nga "ndryshimi" i axhendës që Rama bëri në momentet e fundit.

Lexoni me shume: Kush tha se Rama do shkonte ne Shkoder?!

Megjithatë Shkodranët nuk u tërhoqën.

Mes protestuesve kishte edhe nga ata që kërkuan qeveri teknike, duke mos hezituar të fajësojnë edhe Partinë Demokratike për situatën që vendi ka kaluar ndër vite.

Në fund mbylljen e protestës zgjodhën ta bëjnë përmes një marshimi në pedonale, ku u ndalën përpara prefekturës së Shkodres, institucionit më të lartë që përfaqëson qeverinë, ndaj së cilës nuk munguan goditjet me veze dhe tymues. Dega lokale e Partisë Demokratike tha se ky është vetëm fillimi i një vale protestash dhe mosbindje civile, pasi qeveria ka kaluar limitet e saj përballë popullit.

EMISIONET