Të martën  pritet që  Partia Demorkatike, të konkretizoi ftesën që presidentit Ilir Meta i drejtoi për të diskuar mbi situatën në  drejtësinë, konkretisht për Gjykatën Kushtetuese.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj, kanë marr zyrtarisht ftesën ndërsa burimet i thanë Ora News, se stafet respektove janë në komunikim për të dakordësuar orën e kjo është vështirësuar për shkak të aktiviteteve  të planifikuar më herët nga  kreu i shtetit dhe kreu i opozitës. 

Për Ilir Metën, java e ardhshme do të jetë intensive, ndërsa ka paralajmëruar takime me shoqërinë civile, përfshirë fondacionin Soros.

Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta ka ftuar javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Të hënën,  Kreu i Shtetit, ka paralajmëruar dorëzimin në prokurori dhe kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.



/Ora News.tv/