Opozita me rroga gjysmake

Opozita me rroga gjysmake

Tre muaj mungesë në parlament do t'i kushtojë pagën deputetëve të opozitës. Kryetari i parlamentit ka firmosur që për ta të jepet vetëm paga e angazhimit në terren dhe tu hiqen të ardhurat nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca.

Mungesa e opozitës në parlament është shoqëruar me ndalesa financiare ndaj deputetëve. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka firmosur heqjen nga paga për pjesëmarrjen në komisione dhe në seanca, për të cilat sipas rregullores marrin 5 mijë lekë.

Po ashtu në raportin e paraqitur për muajin korrik, deputetët që mbajnë rekord për mungesat janë Lefter Koka dhe Bujar Çela me 18 mungesa. Nga PD Edi Paloka kryeson me 17, i ndekjur nga Rudina Hajdari me 16 dhe Hekuran Hoxhalli me 15 të tilla.

Sipas Statusit të Deputetit për marrëdhëniet financiare, neni 13 pika 2 sqaron se paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Mbështetur në po këtë nen si në korrik edhe në muajit Shtator, Tetor deputetëve të opozitës ju është hequr pagesa ditore për mospjesmarrje në punimet e Kuvendit. Vetëm gjatë pushimit në muajin Gusht deputetët kanë marrë pagën e plotë.

Prej datës 23 korrik PD dhe LSI  kanë bojkotuar seancat parlamentare dhe komisionet Në shenjë proteste për gjendjen e krimit si dhe për situatën e krijuar për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Një tjetër kërkesë është dhe miratimi i vettingut në politikë dhe reforma zgjedhore. Përpos kursimeve në buxhet mungesa e deputetëve ka mbajtur prej shumë javësh të bllokuar disa projektiligje të rëndësishmë, siç është ajo për shkollën e magjistraturës.

Për bojkotin e opozitës në Parlament ka folur edhe Parlamenti Europian,  i cili i ka kërkuar opozitës që të kthehet në Kuvend.

EMISIONET