Opozita mblidhet në Vlorë, paralajmëron protesta kundër qeverisë në Tiranë

Opozita mblidhet në Vlorë, paralajmëron protesta kundër

Partia Demokratike  edhe këtë të enjte (20 shtator), vemëndjen e përqëndroi në Vlorë, shume kilometra larg parlamentit. Kriminaliteti, ekonomia, reforma në drejtësi dhe tetari i ri ishin në qendër të takimit të opozitës së bashkuar.  

Lulzim Basha, ripërsëriti qëndrimin në formë presioni, ndaj mazhorancës, se nuk do të ketë normalitet institucional dhe poltik, nëqoftëse nuk pranohet propozimi për vetting në poltikë.

Lulzim Basha: "Nuk do të ketë më asnjë ligj, asnjë reformë apo pakt a negociatë, as bisedë pa zgjidhur këtë cështje themelore."

Nëse kjo nuk ndodh, thotë Basha, nëpërmjet shansit të fundit institucionalisht, atëherë është detyra e qytetarëve të marrin fatet e tyre në dorë.

Lulzim Basha: "Është detyrë e qytetarit shqiptar që së bashku me ne opozitën e vendit ti japim zgjidhjen që jep cdo vend i civilizuar kur institucionet uzurpohen nga kriminelë dhe hajdutë dhe politkanë të lidhur me ta."

Basha, nuk la jashtë komenteve punimet në parlament, kryesisht prokuroren e përgjithshme,Arta Marku, e cila në të njëtën kohë po prezantone raportin vjetor te institucionit akuzës.

Lulzim Basha: "Ç'kuptim ka të raportojmë statistika sesa vjedhës qepësh e preshësh paska kapur policia e ndjekur prokuroria kur maxhoranca po vjedh dhe është kapur me presh në duar madje dhe në prani të kamikazes së tyre, prokurores së ëprgjithshme dhe asgjë nuk i hyn në këmbë"

Ndërsa, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralajmëroi një aksion të fortë opozitarë, duke lënë të kuptohen protesta.

Monika Kryemadhi: Një aksion opozitar. Në takimet me qytetarët e kuptojmë që revolta dhe urrejtja dhe mundësia për ta rrëzuar janë shumë të mëdha. Ne kemi përdetyrë që organizimi i partive tonë ti përfshijmë dhe angazhojmë në aksionin politik të shqiptarëve.

Në tryezën e opozitës së bashkuar, mungoi Vagjel Dule, por  ishte   aleati më i ri  Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, ku kryetari Shëptim Idrizi, tha se ka ardh momenti  që opozita  ti jap popullit ofertën për vendosjen e shtetit ligjor. 

EMISIONET