Opozita kërkesë Ruçit: Seanca e nesërme të shtyhet në orën 18:00

Opozita kërkesë Ruçit: Seanca e nesërme të shtyhet

Nga dita e nesërme opozita shqiptare nis mosbindjen civile dhe si akt i parë është parashikuara bllokimi i akseve rrugore.

Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që senaca e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Ndërkohë grupi parlamentar i LSI ka kërkuar nga Gramoz Ruçi që të përjashtojë nga punimet e Kuvendit kryeministrin Edi Rama, pasi ata pretendojnë se në seancën parlamentare të kaluar Rama ka përdorur fjalor fyes ndaj opozitës dhe qytetarëve, pas protestës në Rrugën e Kombit. 

EMISIONET