Sulmi ndaj fotografit të Flamurtarit shkaktoi kaos në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në "Selman Stërmasi", mes vlonjatëve dhe Partizanit, me këto të fundit që fituan me shifrat 3-1.

Në emisionin "Fair Play nga Enkeleida Zeko" ka pasur reagime të ndryshme nga të ftuarit, me opinionistin Xhevdet Zekaj që ka "thumbuar" disi veprimin e arbitrit, që nuk ndëshkoi me karton portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

A nuk duhet dënuar Hoxha, pasi ndali tifozin?-tha Zekaj, duke iu referuar vendimit të gjyqtarit për të ndëshkuar sulmuesin e vlonjatëve Andi Ribaj pasi preku fizikisht tifozin.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish-drejtorit të Partizanit, Eduard Prodani, që tha: Duhet dënuar dhe Gaz Demi sepse u kap duke qeshur. 

/Ora News.tv/