Olsi Rama tregon projektet e Partizanit: Ja kur do luajmë në fushën tonë

Olsi Rama tregon projektet e Partizanit: Ja kur do luajmë në

Akademia është një nga hallkat më të rëndësishme për të ngritur një skuadër futbolli. Diçka të cilën nuk po e shfrytëzojnë në maksimum ekipet shqiptare.

Por një gjë të tillë pritet ta bëj Partizani, me drejtorin Sportiv, Olsi Rama që për "Ora Sport" në Rtv Ora tha se në planet e të kuqve është ndërtimi i godinave dhe fushave stërvitore, projekte që do të marrin jetë duke nisur nga faza e tretë dhe e katërt e këtij sezoni.

E keni si pikësynim akademinë e Partizanit?Duhet të kesh një grup skautësh që të kërkojnë talente që në moshë të vogël për të identifikuar dhe grumbulluar talente si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni e Kosovë. Është një ëndërr e imja dhe e presidentit Demi  që të ngrijmë një akademi pasi ne si Partizan dihet se po luajmë me qira gjithandej. Në fazën e tretë dhe të katërt do të ndërtojmë fushën stërvitore dhe më pas, në vitet e ardhshme do të shikojmë që të ndërtojmë godinën dhe më pas gjithçka çka i duhet një klubit,"-pohoi Rama.

EMISIONET