Oketa: " Kjo lloj politike s'më mungon aspak. Jam më i dobishëm si inxhinier

Ish politikani Gazmend Oketa foli sot nga studio e "Ditë e Re" në Ora News për jetën e tij të re jashtë politikës. Ai tregon se nuk i mungon aspak kjo lloj politike dhe nëse politika në Shqipëri do vazhdojë të jetë kjo që është sot, përfundimisht nuk do i rikthehet asaj.

Gazmend Oketa: "Nuk e di ç'do ndodhë në të ardhmen, por nëse politika shqiptare do vazhdojë të jetë kjo që është sot, mund t'ju them me siguri maksimale që nuk do të më shihni më në angazhime politike"

 Ai tregoi se asnjëherë nuk e  ka parë angazhimin politik si pikë fundore, që të nisësh karrierën si politikan dhe të dalësh në pension si i tillë. Ai është shumë i kënaqur me profesionin e tij si inxhinier, profesion që e ushtron me shumë dëshirë edhe tani që ka hequr dorë nga politika  

Gazmend Oketa: "Njeriu ka nevojë të krijojë eksperienca të reja në radhë të parë, por duke qëndruar tek dorëheqja e fundit: politike,  besoj që është një gjë krejt normale. Pas zhgjedhjeve të fundit parlamentare, misioni im politik ishte përmbushur. Asnjëherë nuk e kam parë angazhimin tim si pikë fundore që do të thotë nga momenti, i referohem 2005-s kur u zgjodha deputet për herë të parë, e derisa të mbushja moshën për pension duhet të isha deputet apo të kisha angazhime politike. Kjo lloj politike nuk më mungon aspak, përkundrazi ndihem shumë më i qetë dhe shumë më i dobishëm duke ushtruar profesionin tim të inxhinierit sesa të vazhdoja të isha i angazhuar në këtë lloj, të ashtuquajture politikë. 

Z. Oketa është shprehur kundër mazhorancave dhe pro rotacioneve. Edhe pse duket si diçka standarte, që rotacioni ndodh çdo 8 vjet, ish politikani Oketa sugjeroi që shqiptarët të bëjnë rotacione sa më të shpeshta. Ai shprehet i zhgënjyer me politikën në përgjithësi, ku nuk la pa përmendur as çështjen e kufirit detar

Gazmend Oketa: " Nëse do isha më konkret, zhgënjimi më i madh është me politikën në Shqipëri. Përcaktimi i kufirit detar përshembull kthehet në sherr politik me akuza. Personalisht ndihem i qetë dhe s'kam lejuar kënd të më përdorë politikisht. " 

Ata që e kanë shijuar më shumë dorëheqjen nga politika kanë qenë familjarët e tij, të cilët, siç shprehet vetë z.Oketa e kanë më prezent në jetën e tyre.



EMISIONET