OKB voton sot për Jeruzalemin, Shqipëria pro BE

OKB voton sot për Jeruzalemin, Shqipëria pro BE

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkaura do të zhvillojë ditën e sotme procesin e votimit për një rezolutë të propozuar nga një sërë vendesh me qëllim dënimin e veprimit të Presidentit, Donald Trump, i cili njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. 

Votimi do të pritet më interes të madh, pasi ShBA si rrallë herë nuk gëzon mbështetjen e aleatëve tradicionalë në nismën më të fundit të Uashingtonit. 

Vetëm një ditë më parë, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se vendeve që mund të votojnë pro rezolutës do t'u ndërpriten fondet që u jepen çdo vit nga Shtetet e Bashkuara. 

Kujtojmë që si vend anëtar në këtë organizatë, edhe Shqipëria do të jetë e detyruar të votojë ose të abstenojë. 

ShBA vijon të mbetet një prej mbështetësve më të mëdhenj të projekteve në vendin tonë, ku mund të përmendet asistenca për reformën në drejtësi, apo projektet në nivel qëndror dhe vendor.

 Tirana zyrtare ka bërë të ditur se për çështjen e Jeruzalemit do të qëndrojë në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, i cili mbështet idenë e zgjidhjes paqësore përmes një marrëveshjeje e cila duhet arritur nga vetë palestinezët dhe izraelit. Tashmë mbetet të shihet se cfarë rezultati do të japë votimi, procedurat e të cilit kanë nisur që prej orës 16:00 duke ju referuar orës sonë lokale.

EMISIONET