Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Michel Bachelet kërkoi sot pezullimin e sanksioneve në vende të tilla si Irani, Kuba, Koreja e Veriut, Venezuela dhe Zimbabve për sa kohë do të zgjasë pandemia e koronavirusit.

“Në këto kohë të vështira, sanksionet e vendosura për disa shtete do të pezullohen në mënyrë që t’i lëmë hapësirë vendeve të luftojnë pandeminë,” – shprehet Bechelet.

Rreth 1800 persona kanë vdekur në Iran ndërkohë që vendet fqinje si Afganistani dhe Pakistani janë të rrezikuara.

/Ora News.tv/