OKB: Në burgjet turke, rrahje, goditje elektrike, privim nga gjumi, sulme seksuale

OKB: Në burgjet turke, rrahje, goditje elektrike, privim nga gjumi, sulme

Raportuesi Special i OKB-së për torturën, Nils Melzer tha në një deklaratë me shkrim se ishte i alarmuar nga akuzat se një numër i madh individësh ishin të ekspozuar ndaj teknikave brutale gjatë marrjes në pyetje në institucionet turke.

Pretendimet për torturë dhe keqtrajtime të tjera në arrestimin e policisë turke janë rritur që nga fundi i vizitës së tij zyrtare në Turqi në dhjetor 2016.

"Abuzimet e raportuar përfshijnë rrahje të rënda, goditje elektrike, ekspozim ndaj ujit të akullt, privim nga gjumi, kërcënime, fyerje dhe sulme seksuale", thuhet në deklaratë.

Melzer tha se ishte i alarmuar nga akuzat se një numër i madh i individëve të dyshuar për lidhje me Lëvizjen Gylen ose Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit [PKK] ishin të ekspozuar ndaj teknikave brutale të marrjes në pyetje që synonin nxjerrjen e rrëfimeve të detyruara ose shtrëngimin e të burgosurve për të inkriminuar të tjerët.

Melzer pohoi se dështimi i autoriteteve për të dënuar publikisht torturën dhe keqtrajtimin dhe për të zbatuar ndalimin universal të një abuzimi të tillë në praktikën e përditshme, duket se ka nxitur një klimë të mosndëshkimit, vetëkënaqësisë dhe pranimit që e dëmton rëndë zbatimin e ligjit.

Qeveria turke fajëson lëvizjen e Gylenit për grushtin e dështuar të 15 korrikut 2016, ndërsa këto të fundit mohojnë përfshirjen.

Deri më tani, më shumë se 150,000 njerëz kanë kaluar nëpër paraburgim dhe 60,000 prej tyre janë arrestuar në burg për lidhje me lëvizjen.

Ndërkohë,  mijëra njerëz janë burgosur me dyshimet se janë të lidhur me partinë pro kurde PKK, e nxjerrë jashtë ligjit nga Turqia dhe e konsideruar si terroriste nga BE dhe SHBA.

Raportuesi Special tha se asnjë masë serioze nuk duket se është marrë nga autoritetet për të hetuar këto pretendime apo për të vënë autorët përpara përgjegjësisë.

Pavarësisht ankesave, prokurorët kanë cituar një dekret të gjendjes së jashtëzakonshme, i cili thuhet se "përjashton zyrtarët publikë nga përgjegjësia penale për veprimet e ndërmarra në kontekstin e gjendjes së jashtëzakonshme".

EMISIONET