Ofronte shërim për homoseksualitetin, nisin hetimet për doktorin

Ofronte shërim për homoseksualitetin, nisin hetimet për doktorin

Një doktor francez që prentedon se mund të shërojë homoseksualitetin duke përdorur terapi alternative si homeopati është vendosur nën hetim nga qeveria zviceriane.

Ministri Rajonal i Shëndetësisë Mauro Poggia i kërkoi një komisioni që mbikqyrte profesionistët e shëndetit dhe të drejtat e pacientit në kanton për të hapur një hetim mbi praktikën e Dr. Jean-Yves Henry.

"Për të, homoseksualiteti është një sëmundje që mund të shërohet. Ky element mjafton për të justifikuar hapjen e një hetimi,"-tha Poggia.

Vendimi erdhi pasi komentet filluan të 'lulëzojnë' në mediat sociale rreht një mjekur dhe një artikulli të shkruar nga ai në vitin 2009 rreth homoseksualitetit. Doktori shprehej se homoseksualiteti nuk ishte nuk është një patologji, por një simptomë e veçantë.

Henry, i cili është një mjek i përgjithshëm i licencuar në Gjenevë, përshkuan terapi homeopatike që mund të përdoren për të përmirësuar këtë "simptomë", me metoda të ndryshme të rekomanduara për djemtë dhe vajzat.

"Homoseksualizmi është një simptomë si çdo tjetër, si të kesh dhimbje koke ose ethe. Nuk e kuptoj se cili është problemi,"-tha doktori i kontraktuar nga transmetuesi publik zviceran RTS.


EMISIONET