Efektivët e Operacionit Forca e Ligjit kanë zbarkuar në qarkun e Fierit, ku i kërkojnë deklarimin e pasurisë 4 personave të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Burmet bëjnë të ditur se personat qe duhet të deklarojnë pasurinë janë Fredi Genica, Sokol Murati, Fatmir Kajolli dhe Sokol Genica.

Njoftimi i policisë:

''Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- F. G., banues në Fier, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me burg për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”;

- S. M., banues në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”;

- F. K., banues në Fier, pasi Gjykata Penale e Romës, Itali, ka vendosur dënimin e tij për veprën penale "Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope", ndërsa Gjykata Penale e Milanos, Itali, e ka dënuar për veprën penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe shkelja e ligjit për narkotikët";

- S. G., banues në Fier, i arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”;''

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/