Oficerët e policisë në krye të detyrës por edhe ....joga

Punonjësit e Policisë Kufitare indo-tibetiane veshin rroba ushtarake, me çizme të trasha dhe xhaketa të rënda. Arta ruajnë kufirin e madh midis Indisë dhe Kinës, ku temperatura e malit mund të shkojë deri në -50 gradë celsius.

Por jashtë orarit të rregullt të punës ata mblidhen në malin Everest, ku praktokojnë joga.

Në vende të mrekullueshme, praktikisht të paarritshme për pjesën tjetër të botës, "Rojet e Himalajeve" veshur me rroba ushtarake stërviten me një nga traditat më të njohura dhe antike të Indisë si pjesë e regjimit të tyre të mirëqenies.

Ata bëjnë ushtrime fizike dhe mendore, si dhe teknika të frymëmarrjes që ndihmojnë anëtarët të aklimatizohen në lartësitë e lartë, që variojnë nga 2.7 deri në 5.4 km.

Tani forcat e policisë do mbajnë të enjten për të katërtin vit Ditën Ndërkombëtare të Jogës, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për shumë përfitime të ushtrimit të yogës.

EMISIONET