Seanca e sotme ka degjeneruar duke kaluar në ofendime verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha.  U arrit deri aty sa në "fushë betejën e politikës" të përmendin edhe bashkëshortet dhe familjen.

Edi Rama: Ti je njeriu që je marrë me gratë, vajzat, kalamajt, nipat e mbesat.  Nuk ke kanun, Nuk ke Kushtetutë e moral, por ti gruas time dhe familjes time i ha atë që nuk thuhet..... 

Në Kuvend ka duartrokitje nga të majtët ndërsa deputetët demokratë dëgjohen duke ngritur zërin.

Sali Berisha: Ti je një fundërrinë që u merr shokëve gratë. Je i pafytyrë. I merr gruan e shokut. Nuk ke as moral o horr.. Je njeri që shkel çdo normë e moral. Mohon djalin tënd. Ke akuzuar babën për incest. Je fundërrinë njerëzore. Lëri ato, një herë oqeani një herë SMS. Zëri i Amerikës thotë se karrigia jote qëndron mbi krimin. Del e shan si rrugaç ordiner duke dëshmuar një moral më të ultin njerëzor. Je ti që i merr shokut gruan o i pafytyrë.

Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë. Që nuk ke lidhje me asnjë libër të rregullave të bashkëjetese. Në vitin 2000 ti së bashku me disa reth teje ke fabrikuar një dokument falso që sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe kam mohuar atësinë e djalit tim. Je ti që ke ushqyer këtë gjë dhe ke shkaktuar dhimbje dhe lot në familjen time.  Vizat e bardha, vizat e mallit e ndolle. Unë nuk kam lidhje as me vizat e madhit as me vizat e bardha ti shiko vijën e kuqe që të ndan përtej oqeanit.

Sali Berisha: Sa për dokumentet ti ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, qoftë me dosje gjyqi dhe të rri gjithë ditën në zyrë dhe të zhvat.  Ilir Meta ka deklaruar se, të ka detyruar të njohësh djalin se për ndryshe nuk do të njohë kryetar bashkie. Të ka detyruar të japë kafshatën. Po kujton se Sali Berisha nuk do ti përmendë këto. 

Edhe kafshën, edhe derrin, edhe lopën, edhe gomarin, edhe qenin po ta shohësh që nuk kujdeset për këlyshin do ta heqësh qafe. Ky duhej hequr qafe që atëherë. Ai që ja bëri rri gjithë ditën në zyrën e tij. Sepse ai ka dosjen origjinale, ka kartelën klinike origjinale, i ka të gjitha.

 
Ruçi: Replika mbaroi, nuk ka asnjë sekondë. Berisha ulu poshtë. Doni që minutat që përdori kryeministri ti përdorë Berisha? 

Deputetët iu afruan foltores dhe kërkuan që Ruçi të hapë mikrofonin. Berisha nuk largohet nga foltorja ndërkohë që Ruci ndërpreu seancën me 10 minuta pushim duke kërcënuar se do nxirrte jashtë deputetët e opozitës 

Flamur Noka: Hape mikrofonin

Gramoz Ruçi:  Berisha po të tërheq vëmendje për bllokim të seancës. 10 minuta pushim.




/Ora News.tv/