Reali i Madridit është një nga skuadrat më të mëdha europiane.

13 herë kampionët e Europës kanë fituar simpatinë e shumë lojtarëve, ku shpesh kanë veshur fanellën e bardhë. Një prej tyre është edhe Martin Odegaard.

Norvegjezi 20-vjeçar zotërohet nga Reali i Madridit, por aktualisht luan si i huazuar te Real Sociedad. Baskët janë kundërshtari i ardhshëm për Realin dhe Odegaard ka pohuar se nëse i shënon nuk do të festojë.

Kam punuar shumë për tu kthyer te Reali i Madridit. Të luash kundër tyre është një ndjesi e veçantë, por unë dua të luaj çdo ndeshje. Nëse shënoj në Bernabeu, nuk do të festoj. Nuk më intereson nëse duhet të pres dy ose pesë vjet për të luajtur për Real Madrid. Dua të fitoj La Liga me Real Madrid,” tha Odegaard për “El Larguero”.

Odegaard është pjesë e Realit që prej verës së vitit 2015, por prej asaj kohe ka luajtur vetëm 1 takim. Në katër vite si lojtar “Galaktik”, 20-vjeçari ka luajtur në Holandë me ekipe si Heerenveen dhe Vitesse.

/Ora News.tv/