Oda Dibrane, kënga e vallet popullore kumbojnë për tri netë në Peshkopi

Oda Dibrane, kënga e vallet popullore kumbojnë për tri netë

Traditat më të mira të trevave shqipfolesë brenda e jashtë kufijve shtetëror u prezantuan në edicionin e 24 të Odës Dibrane. Për tri netë, Peshkopia kumboi nga këngët e vallet folklorike.

Kënga dhe vallet folklorike kumbuan në Peshkopi ku u mbajt edicioni i 24-rt me rradhë i Odës Dibrane.

12 grupe folklorike për tre netë me radhë prezantuan më të mirën e traditave popullore më të mira të shqiptarëve brenda territorit, por edhe në Kosovë, Maqedoni e më gjerë.

Në mbyllje juria e kryesuar nga Zef Çoba vlerësoi grupet dhe instrumentistët më të mirë

Zef Çoba: "Oda Dibrane ishte një festë muzikore ku artistët shpalosin ndjenjën, mendimet, jo vetem të tyre por edhe të traditave që kanë edhe sollën këto vlera."

Oda Dibrane bashkë me emrin që i referohet dhomës tradicionale të pritjes, është një prej aktiviteteve që synon të mbajë gjallë dhe të promovojë traditën folklorike në trevat shqipfolëse.

EMISIONET