OBSH paralajmëron Europën: Jo kohë për festë, përgatituni për një valë të dytë të Covid-19

OBSH paralajmëron Europën: Jo kohë për festë,

Vendet evropiane duhet të kujdesen për një valë të dytë vdekjeprurëse të Covid-19 sepse pandemia nuk ka mbaruar, tha zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë.

Në një intervistë për The Telegraph, Dr. Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, dha një paralajmërim të ashpër për vendet që filluan të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit, duke thënë se tani është "koha për përgatitje, jo për të festuar".

Dr. Kluge theksoi se, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vende të tilla si Britania e Madhe, Franca dhe Italia kishte filluar të binte, nuk do të thoshte se pandemia ishte në përfundim.

Epiqendra e shpërthimit evropian tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan, paralajmëroi ai.


EMISIONET