OBSH: Nevojiten 650 milion dollarë për të luftuar koronavirusin

OBSH: Nevojiten 650 milion dollarë për të luftuar koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetit tha se nevojiten 675 milion dollarë për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa mendohet se 3000 të tjerë do të vdesin deri në fund të muajit shkurt.

Dr. Tedros Ghebreyesus, drejtori i organizatës, dje mbajti një konferencë në të cilën ai bëri thirrje për dhurime në shumën 675 milion dollarë.

Më shumë se 30,000 njerëz tani janë infektuar me koronavirus dhe numri i të vdekurve ka arritur në 636, shrkuan Daily Mail.

Paratë e OBSH do të përdoren për të ndihmuar vendet që të përmbajnë virusin dhe të financojnë shkencëtarët që përpiqen të krijojnë një vaksinë, si dhe duke ndihmuar vendet e varfra , kryesisht në Afrikë, që të përgatiten për infeksione të mundshme.

Thirrja e Dr. Ghebreyesus vjen si një staticien kryesor në Mbretërinë e Bashkuar dhe parashikon se 3,000 njerëz në Kinë mund të vdesin nga virusi deri në fund të muajit.

"Ne po kërkojmë 675 milion dollarë amerikanë për të financuar planin për tre muajt e ardhshëm,".

'60 milion nga kjo shumë do të përdorët për të financuar operacionet e OBSH, ndërsa pjesa tjetër është për vendet që janë veçanërisht në rrezik dhe që kanë nevojë për mbështetjen tonë'', tha Dr. Ghebreyesus.

Sipas tij shqetësimi më i madh është se ka vende sot që nuk kanë sisteme për të zbuluar njerëzit që janë infektuar me koronavirus.

EMISIONET