Pak minuta më parë është nxjerrë një trup i pajetë nga rrënojat në Thumanë.

Numri i të vdekur ka shkuar në 29. Viktima është i gjinisë mashkull.

Mëngjesin e sotëm humbi jetën edhe një 31-vjeçar në Spitalin e Traumës.

Saimir Gregu u nxor dje nga rrënojat por nuk i mbijetoi plagëve.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve.



/Ora News.tv/