Humbja ndaj Partizanit ka qënë thjeshtë një rastësi për Laçin. Kurbinasit janë rikthyer te tre pikëshi, pas fitores 3-0 në shtëpi kundër Flamurtarit.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve të shumta nga të dy krahët. Ndërkaq, fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për vendasit. Julian Shehu zhbllokoi takimin në minutën e 48-të, teksa Nwabueze me penallti dyfishoi shifrat.

Ky gol ishte i 11 i amerikanit me fanelën e bardhezinjve, duke qënë në krye të garës për Këpucën e Artë të Kategorisë Superiore. Për të vendosur fatet e këtij 90 minutëshi mendoi Teco, që me golin e tij sigloi fitoren e Laçit me shifrat 3-0.

Pas këtij triumfi, të besuarit e Armando Cungut e shikojnë veten në vendin e katërt me 22 pikë, tre më pak se Partizani pas 14 javësh. Ndërkaq, vlonjatët thellojnë krizën. Vetëm 5 pikë pas 14 takimeve të para janë shumë pak për kuqezinjtë, që mbajnë vendin e fundit e janë akoma dhe më pranë rënies një kategori më poshtë.

/Ora News.tv/