Javë "historike" për skuadrat vendase, Çani debuton në fitoren e Partizanit

Javë "historike" për skuadrat vendase, Çani debuton

Java e 24-t e Kategorisë Superiore ka folur vetëm për skuadrat vendase, me këta të fundit që kanë fituar në ndeshjet respektive, me përjashtim të Kamzës që u ndal në barazim 0-0 nga Vllaznia.

Një gjë e tillë u konfirmua dhe në dy takimet përmbyllëse, me Skënderbeun dhe Partizanin që arritën fitore komode, respektivisht ndaj Lushnjës dhe Luftëtarit.

Korçarët e nisën praktikisht me gol takimin ndaj lagunorëve, pasi shënuan me anë të Ali Soëe pa u plotësuar 2 minuta lojë. Goli i Bruno Ditës "vendosi" në kasafortë 3 pikët, përpara se Fatjon Sefa të jepte shenja se Lushnja nuk ishte dorëzuar dhe nuk kishte udhëtuar për turizëm drejt stadiumit "Skënderbeu" . Por goli i James 14 minuta nga fundi i preu shpresat e skuadrës së Dritan Çuko, që mbeten në vendin e fundit në kuotën e 10 pikëve.

Dy gola nga Batha dhe rrjeta e Prognit i kanë mjaftuar Partizanit për të "likujduar" Luftëtarin dhe për të bërë akoma dhe më interesant kampionatin. Të kuqtë mundën pastër 3-0 bluzijtë, rezultat që i jep dhe vendin e 5-të Partizanit, dhe duke zbritur në të 6-in Luftëtarin me një pikë më pak.

Ishin të kuqtë që shënuan që në pjesën e parë, teksa zhbllokuan me Bathën, pas një goditje me kokë nga ana e kapitenit. Në të dytën, ishte Progni që solli qetësinë. Minuta edhe për Edgar Çanin, që sapo u fut në fushë, fitoi penallti me topin e parë, dhe Batha e ktheu në gol.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE

EMISIONET