Zbardhet dëshmia e Agron Xhafajt: Nuk është zëri im në audiopërgjim

Zbardhet dëshmia e Agron Xhafajt: Nuk është zëri im në

Gjykata e Tiranës ka revokuar vendimin për marrjen në pyetje të Agron Xhafaj, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.

Trupa gjykuese vendosit që të lexojë deklarimet e Agron Xhafajt dhënë para organit të akuzës.

Në këto deklarime, ai deklaron se zëri në audiopërgjim nuk është i tij dhe bën përgjegjës Albert Veliun, i njohur si "Babalja".

Agron Xhafaj thotë se Veliun e njihte prej kohësh, por kishte tre vite pa u takuar me të.

Agron Xhafaj: Paraditen e datës 4 maj 2018, tre deputetët e PD-së kanë bërë një denoncim me të dhëna të rreme për të goditur vëllain tim. Dua të sqaroj që është e vërtetë që unë përdor nr me ...472. Aty më telefonojnë të gjithë, ata që më duan dhe të kundërtën.

Në bisedën e publikuar dyshoj se është Albert Veliu. Ai disa herë më kërkonte para që të luante bixhoz. Unë nuk e kam takuar atë njeri. Sa herë më merrte për lekë e kam refuzuar dhe në fund i kam bërë bllok. Nuk është i vërtetë fakti që unë të kem lënë takim me të.

Në lidhje me bisedën e pretenduar në lokalin tim, aty nuk jam unë. Ajo nuk është e folura ime, për më tepër që unë kam probleme në shqiptimin e disa shkronjave. Është tërësisht e manipuluar. Nuk njoh askënd me emrin Ermal, veç një kushëririn tim. Po ashtu, nuk njoh asnjë person me nofkën Toto Qorri.

Sakaq ai akuzon ish-deputetin Salianji dhe gazetarin Olldashi se sajuan të dhëna të rreme për ti goditur vëllain Ministër.

EMISIONET