E konfirmoi trajneri, Edi Reja, teksa këtë fakt e përforcon edhe lojtari.

Eros Grezda ka reaguar menjëherë pas deklaratave të trajnerit të kombëtares shqiptare në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorrën.

Përmes rrjetit social "Facebook", Grezda ka pohuar se ka refuzuar çdo ftesë nga kombëtarja shqiptare për të qënë pjesë e grupit për dy sfidat e radhës. Ndërsa, ylli i Rangers shton se është i gatshëm për kombëtaren në çdo rast.  

"Per korrektesi dhe per informimin e sakte te gjithe tifozeve, me duhet te sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim.Per grumbullimin e tanishem per dy ndeshjet e rradhes, une s’kam pranuar asnje ftese zyrtare ose ndonje telefonate nga federata apo trajneri i kombetares.

Sa me perket mua personalisht, kam qene, jam dhe do te jem gjithmone i gatshem te pefaqesoj popullin tim dhe te mbroj ngjyrat kuq e zi.

Eros Grezda." shkruan 24 vjeçari.

/Ora News.tv/