Nuk pranoi fotografi me fansen, aktori turk përfundon i gjakosur në spital

Aktori i njohur turk, Nejat Işler është sulmuar nga një burrë në rezortin e famshëm në qytetin e Bodrumit.

Sipas mediave turke, aktori kishte dalë me miqtë e tij, kur një fanse iu afrua të bënte fotografi. Fakti që ai e refuzoi kërkesën e saj, bëri që të binte në tokë pa ndjenja nga sulmi i bashkëshortit.

Disa njoftime të tjera thanë se sulmi ndodhi në një ndërtesë të Işler ku cifti reagoi me zemërim tek aktori. Ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe cifti u largua nga vendi, ndërkohë që aktori mbeti me disa lëndime në kokë dhe në dhëmbë.

Miqtë e kanë dërguar menjëherë në spital ku ka marrë trajtime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET