Nuk njeh ulje Italia, 712 viktima në 24 orë, 80 539 të infektuar në total, 10 361 të shëruar

Nuk njeh ulje Italia, 712 viktima në 24 orë, 80 539 të infektuar

Në 24 orë në Itali janë regjistruar 712 viktima me koronavirus.

Numri total i viktimave ka arritur sot në 8215.

Numri i personave të infektuar është 80 539.

Në terapi intensive janë 3612, në struktura spitalore 24753 e 33 648 po kurohen në kushte shtëpie.

Pacientë të shëruar deri më sot janë 10361 dhe në 24 orë janë shëruar 999 persona.

Kurba e përhapjes së pandemisë shfaqet e paqëndrueshme në rajonin e Lombardisë.

Aty janë regjistruar mbi 2500 pacientë të infektuar më shumë ditën e sotme.

Numri i viktimave në këtë rajon është 4861.

Deri më sot në Itali janë kryer 351 060 tampone.

EMISIONET