"Nuk mund të jetë e vërtetë", basketbollisti i NBA shprehet i trishtuar pas vdekjes së Bryant

"Nuk mund të jetë e vërtetë", basketbollisti i NBA

Ndarja nga jeta e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant ka tronditur botën e sportit. Të shumtë kanë qënë ata që kanë reaguar të trishtuar pas lajmit të vdekjes së 41-vjeçarit.

Një prej tyre është edhe rivali i tij në parket, Kevin Love. Basketbollisti i Cleveland Cavaliers shpreson që një lajm i tillë të mos jetë i vërtetë.

"Ju lutem jo. Ju lutemi zot jo. Nuk mund të jetë e vërtetë," shkruajti basketbollisti, Love në "Twitter".

Së bashku me 8 persona të tjerë, Bryant ishte në ekuipazhin e helikopterit të tij personal në momentin kur mjeti fluturues u përplas me një kodër në Calabasas në Kaliforni.

EMISIONET