Studentët e nisin vitin me protesta: Të rrëzohet ligji i arsimit të lartë

Studentët e nisin vitin me protesta: Të rrëzohet ligji i arsimit

Viti i ri akademik ka nisur me shqetësime të vjetra.

Për të shprehur pakënaqësitë ndaj paktit për universitetin, që sipas studentëve nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave të parashtruara vitin e kaluar, ata organizuan një protestë simbolike para Ministrisë së Arsimit. Protestë që nuk do të jetë e fundit.

Paktin e ndërmarrë nga qeveria e cilësojë të dështuar, pasi ende nuk kanë ndjerë asnjë efekt të tij.

"Patki është nul, nuk ka asnjë vlerë"

"Akoma tarifat e masterit ngelen po të larta. Kemi profesorë akoma që janë të korruptuar"

"Buxheti i shtetit për universitetin nuk ka ndryshuar. Pesha studentore ka ngelur 10%, e papërfillshme"

Po ashtu karta e studentit nuk u ka ofruar ulje të kostove në ato shërbime që rëndojnë më tepër buxhetin e tyre.

"Ajo kartë nuk prek problemet thelbësore të studentëve, qeraja, libra, studimi"

Të ndodhur në këto kushte përgjigjen e vetme e gjejnë tek protestat.

"Rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë është kërkesa kryesore"

"Qëllimi jonë është që të informojmë studentët mbi ligjin e arsimit të lartë dhe problematikat që mbart"

"Besoj se do ketë organizime, një formë organizimi do jetë edhe bojkotimi i jetës universitare"

Këtë vit akademik u ulën për herë të parë në auditorët e universiteteve 19 mijë e 200 studentë afro 3 mijë më pak krahasuar me një vit më parë. Sa i përket numrit total të studentëve Ministria e Arsimit ende nuk disponon të dhëna.



EMISIONET