Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida ka publikuar projektin më të ri muzikor "Biletën".

Një këngë ritmike, që i përshtatet stilit të këngëtares dhe sezonit veror. Flitet për dashurinë mes një mashkulli dhe një femre, e cila është shuar nga mendimet dhe veprimet negative.

"Nuk ke vend në zemrën time, me mendimet tua humbe çdo sen", është fraza e parë e këngës. Nuk dihet nëse ky është dedikim për dikë pasi Kida ka rrëfyer se nuk ka patur asnjëherë lidhje dashurie.

Për tekstin është kujdesur vetë Kida në bashkëpunim me producentin Zzap dhe artistin Fuego. Pritet që ky të jetë hiti i ri i këngëtares, ndërkohë që mund të ndiqni disa të reja nga jeta e saj në intervistën për "Why Not" nga Roza Lati, sot në 22:30.

 

/Ora News.tv/