Kënga e Era Istrefit nuk ka arritur ende 1 milion klikime, por theu rekord në Rusi

Era Istrefi ka arritur një sukses tjetër në rangun ndërkombëtar. Kënga e re,  ripërpunuar me artistin rus Alexei Uzenyuk është në vendin e parë Top 100 Russia.

E lumtur nga kjo arritje, vetë Era ka publikuar rezultatin në instastory.

Projekti origjinal që mban titullin "Was dy Liebe nennst" është në gjuhën gjermane dhe i përket artistit Bausa.

Këngën e re e publikuan të premten e kaluar (21 qershor) dhe duket se i ka pëlqyer shumë popullit rus, megjithëse nuk ka arritur ende 1 milionë klikime.


EMISIONET