Nuk ishte dakord me vendimin, lojtari i FK. Ades godet gjyqtarin e takimit

Nuk ishte dakord me vendimin, lojtari i FK. Ades godet gjyqtarin e takimit

Një incident u regjistrua ditën e sotme (4 korrik) gjatë takimit të Kategorisë së Dytë me Gramshit dhe Ades.

Futbollisti i skuadrës së Ades, Valter Përndrecaj ka goditur dhe fyer gjyqtarin e takimit Besmir Lecaj pasi lojtari nuk ishte dakord me ekzekutimin e një penalltie.

“Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës "Ades", shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie” – njofton policia.

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

(Foto ilustruese)

EMISIONET