Shqipëria mori barazimin e parë në këtë fazë kualifikuese të Euro 2020, duke barazuar 2-2 përballë Andorras.

Njëkohësisht, ky ishte barazimi i parë nën drejtimin e Edi Rejës, i cili pas takimit u shfaq mjaft i mërzitur për atë që kishte parë në fushën e blertë.

"Jemi të zhgënjyer normalisht nga ky rezultat. Kishim një ecuri pozitive deri këtu dhe nuk donim ta mbyllnim në këtë mënyrë. Jam i zhgënjyer unë dhe lojtarët. Në fakt mendoj se këta djem gjatë javës e kanë merituar këtë shans që i dhashë sot. Mungoi pak shpejtësia, por ishin të aftë teknikisht. Një lojtar i Andorrës bëri rreth 60 metra te goli i parë dhe ky është gabimi i lojtarëve të një ekipi si Shqipëria.

"Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk u përballen me atë agoninë tonë, që na duhet përballë këtyre skuadrave. Na duhej pak motivim më tepër dhe për këtë më vjen keq. Ndoshta kam edhe unë gabim, pasi duhej t'i motivoja më shumë. Jam i zhgënjyer unë, dhe lojtarët. Kishim pritshmëri të mëdha dhe më vjen keq që ndeshja rrjedhi kështu.Mu duk e drejtë që të fus disa lojtarë që nuk kanë pasur minuta me kombëtaren. Më kanë bindur në stërvitje dhe mendova se ndaj Andorrës do të ishte takimi i duhur. Besoja se do të harmonizoheshin me pjesën tjetër, lojtarë si Ramadani, Ndoj dhe Trashi,. Diçka që nuk e pashë në këtë ndeshje".

/Ora News.tv/