Adoleshentja humb virgjërinë me çiftin biseksual

Një vajzë 21-vjeçare ka zgjedhur që virgjërinë ta humbasë me një burrë 24 vite më të madh, i fundit ky që ishte edhe i martuar.

Tashmë ata jetojnë të 3 në një shtëpi dhe kanë një marrëdhënie të shëndetshme. 

Gabrielle Reese ishte vetëm 18 vjeç kur udhëtoi për të takuar Jacob Boswell dhe Megan Muirhead, pasi i njohu ata në një faqe në internet. Ajo pretendon se ata janë shumë të lumtur, por pranon gjithashtu se xhelozia është një kërcënim i madh në marrëdhënien e tyre.

Gabrielle foli me Jakobin dhe Megan, për tre muaj para se të takohej. Ajo i lajmëroi prindërit e saj, se planifikonte të martohej me dikë, përafërsisht në moshën e tyre. 

Duke kujtuar takimin e tyre të parë, për të cilin 21-vjeçarja udhëtoi nga Idaho ku jetonte drejtë veriperëndimit të SHBA, në Salt Lake City, Utah, Gabrielle, e cila është biseksuale tha se ajo gjithmonë i ka pëlqyer "burrat e moshuar".

"Kam humbur virgjërinë time që fundjava e parë. Asnjëherë nuk e diskutuam atë si plan, por të tre ishim të interesuar dhe të hapur për idenë. E gjitha kjo ishte emocionuese dhe diçka e re. Natën e parë kishte shumë kimi mes nesh dhe të tre ishim të përfshirë natën e parë. Ata ishin pozitivë. Jacob dhe Megan janë të dy më të rritur, ndërsa unë nuk kam pasur përvojë”, thotë 21-vjeçarja. 

Gabrielle thotë se nuk ka asnjë pishman që virgjërinë e ka humbur në këtë mënyrë.  

"Humbja e virgjërisë sime ndaj një djali dhe një vajze, duke qenë biseksual, sfidoi në të gjitha aspektet seksualitetin tim. Vajzat janë të buta, delikate, ndërsa burrat janë më dominues.  Asnjëherë nuk e kisha menduar se si do ta humbja virgjërinë time, por unë nuk kam asnjë keqardhje. Ne jemi akoma këtu tre vjet më vonë."  

Gabrielle pranon se ishte e vonuar në aspektin seksual, pasi ajo gjithnjë pëlqente djemtë e moshuar. Kjo e kishte ndaluar atë të kishte marrëdhënie romantike me djemtë e moshës së saj. 

Kështu, pasi mbushi 18 vjeç, ajo u bashkua me një faqe në internet që bashkonte vajza të reja me burra të rritur dhe në tetor të vitit 2016, u njoh me Jacob dhe Megan. Ajo i takoi ata  disa ditë para se të mbushte 19 vjeç.   

EMISIONET