Luiza Gega është rënditur vetëm në vendin e katërt në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atlelikës në Berlin.
Atletja shqiptare e mbylli garën me kohën 9 minuta e 24 sekonda, duke u renditur vetëm 32 të qindat larg zonës së medaljeve.

Medalja e artë i takoi atletes gjermane Gesa Felicitas Krause. Ajo fitoi me kohën 9 minuta e 19 sekonda e 80 të qindat. Ndërkohë podi u plotësua nga zviceriania Fabienne Schlumpf që regjistroi kohën 9 minuta 22 sekonda dhe 29 të qindat dhe norvegjezja Karoline Grovdal që e siguroi medaljen e bronztë me kohën 9 minuta 24 sekonda e 49 të qindat.




/Ora News.tv/